Kina dhe Singapori ngrenë statusin e marrëdhënieve dypalëshe
2023-04-02 16:19:50

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina dhe Singapori njoftuan të shtunën krijimin e një partneriteti të gjithanshëm, të orientuar drejt së ardhmes me cilësi të lartë.

Me ftesë të kryeministrit kinez Li Qiang, kryeministri i Singaporit Lee Hsien Loong zhvilloi një vizitë zyrtare në Kinë nga 27 marsi deri më 1 prill.

Singapori ritheksoi mbështetjen e tij për ndjekjen e Kinës për zhvillim me cilësi të lartë dhe përshëndeti angazhimin e vazhdueshëm të saj për reforma dhe hapje me botën e jashtme. Kryeministri kinez vlerësoi lart pjesëmarrjen afatgjatë të Singaporit në rrugëtimin për modernizimin e Kinës, e cila ka hedhur një themel të fortë për bashkëpunimin dypalësh, duke shprehur gjithashtu mbështetje për rritjen e vazhdueshme dhe prosperitetin e Singaporit.

Të dy palët riafirmuan angazhimin e tyre të përbashkët për multilateralizmin, mbështetjen për qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së, respektimin e ligjit ndërkombëtar, duke vazhduar të mbajnë shkëmbime dhe bashkëpunim të ngushtë me OKB-në dhe organizatat e tjera shumëpalëshe.

Kina dhe Singapori do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të mbështetur sistemin tregtar shumëpalësh, të bazuar në rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë (WTO), të ruajnë një ekonomi botërore të hapur e gjithëpërfshirëse, për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të zinxhirit furnizues global dhe për të përballuar së bashku sfidat globale. (Fani)