Kina ka më shumë se 1 miliard përdorues të internetit audio dhe video
2023-04-02 17:32:01

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Numri i përdoruesve të internetit audio dhe video në Kinë arriti në 1.04 miliardë deri në dhjetor 2022, duke tejkaluar atë të shërbimeve të mesazheve të çastit, sipas raportit të kërkimit mbi zhvillimin e industrisë audio/video të internetit në Kinë të publikuar përpara nisjes së Konventës së 10-të Audio-Video të Internetit në Kinë, zhvilluar në Chengdu, në provincën Sichuan të Kinës jugperëndimore, citon “Xinhua”.

Sipas raportit, madhësia e përgjithshme e tregut të industrisë audio-video të internetit në Kinë tejkaloi 700 miliardë juanë (rreth 101.8 miliardë dollarë amerikanë) në vitin 2022.

Videot e shkurtra preferohen nga kategori të ndryshme të përdoruesve, duke i bërë ato një pjesë të rëndësishme të infrastrukturës së internetit, thuhet në raport.

Numri i përdoruesve për shërbimet e transmetimit të drejtpërdrejtë arriti në 751 milionë, duke e bërë atë kategorinë e dytë më të madhe të aplikacioneve audio dhe video në internet pas videos së shkurtër.

Raporti tregon gjithashtu se aplikacionet audio dhe video në internet janë bërë një mjet informacioni dhe përvetësimi i njohurive përveç argëtimit. (Irma)