NASA dhe Boeing synojnë korrikun për testin e parë të fluturimit me ekuipazh
2023-04-01 16:09:16

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës në SHBA (NASA) dhe “Boeing” synojnë korrikun për testin e parë të fluturimit me ekuipazh të anijes kozmike “Starliner”, të “Boeing”, u bë e ditur në një konferencë shtypi, citon “Xinhua”.

Për testin e fluturimit, anija kozmike “Starliner” do të niset me një raketë “United Launch Alliance Atlas V” nga Stacioni i Forcave Hapësinore Cape Canaveral, në shtetin juglindor të SHBA-së Florida.

Fluturimi demonstrues do të mbajë dy astronautë testues të NASA-s, Butch Wilmore dhe Suni Williams, dhe do të provojë aftësitë e sistemit “Starliner”, sipas NASA-s.

Pas një fluturimi të suksesshëm provë me astronautët, NASA do të fillojë procesin përfundimtar të certifikimit të anijes “Starliner” dhe sistemeve për fluturime të rregullta me rotacion të ekuipazhit në stacionin hapësinor.

Anija kozmike “Starliner” ka kryer deri tani dy fluturime pa ekuipazh. (Irma)