Zhvillohet me sukses Festivali i 3-të Muzikor Kinë-Spanjë
2023-03-31 20:42:31

Me rastin e 50-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kinës e Spanjës, u mbajt me sukses të premten Festivali i 3-të Muzikor Kinë-Spanjë, njëkohësisht Koncerti për 50-vjetorin e Vendosjes së Marrëdhënieve Diplomatike ndërmjet Kinës dhe Spanjës, i organizuar nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG). Më shumë se 100 artistë kinezë e spanjollë interpretuan repertorin klasik dhe vallet popullore të të dy vendeve, duke shpërfaqur traditat e vjetra kulturore të Kinës e Spanjës dhe duke ndërtuar një urë miqësie ndërmjet qytetërimit kinez dhe qytetërimeve të huaja.

foto/CCTV

foto/CCTV

Ambasadori spanjoll në Kinë Rafael Dezcallar falënderoi në një videofjalim CMG-në për organizimin e koncertit. Ai theksoi që muzika e kultura janë forma dhe ura të rëndësishme që lidhin njerëzit nga vende të ndryshme dhe shprehu besimin se ky koncert do t'i lejojë popullit spanjoll të kuptojë më mirë Kinën dhe popullit kinez të kuptojë më mirë kulturën spanjolle. Mirëkuptimi i ndërsjellë mund të promovojë zhvillimin e thellë të marrëdhënieve dypalëshe.

foto/CCTV

foto/CCTV

Ambasadori kinez në Spanjë Wu Haitao u shpreh në videofjalimin e tij se ky koncert i mbajtur nga CMG-ja ka një rëndësi pozitive për promovimin e shkëmbimeve kulturore dhe artistike ndërmjet dy vendeve dhe është në favor të promovimit të miqësisë ndërmjet Kinës dhe Spanjës. Kina vlerëson miqësinë tradicionale me Spanjën dhe është e gatshme ta marrë 50-vjetorin e vendosjes së lidhjeve diplomatike ndërmjet të dy vendeve si një mundësi për të planifikuar në mënyrë të gjithanshme dhe afatgjatë marrëdhëniet kino-spanjolle, duke zbatuar konsensusin e rëndësishëm të arritur nga udhëheqësit e dy vendeve, për t’i ngritur marrëdhëniet e partneritetit strategjik Kinë-Spanjë në një nivel të ri.

foto/CCTV

foto/CCTV

foto/CCTV

foto/CCTV

foto/CCTV

foto/CCTV

Ky është viti i tretë radhazi që CMG-ja organizon Festivalin e Muzikës Kinë-Spanjë. Artistët kinezë e spanjollë kanë shfaqur veprat klasike të të dy vendeve.

foto/CCTV

foto/CCTV

Koordinatori artistik nga Orkestra Filarmonike “Schubert” e Barcelonës Jordi Gast u shpreh se, nëpërmjet koncertit, muzikantët nga të dy vendet zhvilluan shkëmbime e bashkëpunim dhe muzika e kultura e të dy vendeve u integruan thellë, duke bërë që pjesëtarët e orkestrës të përfitonin shumë.

foto/CCTV

foto/CCTV

Dirigjenti spanjoll Tomàs Grau theksoi se, me rastin e 50-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Spanjës dhe Kinës, ishte një nder i madh për të që merrte pjesë në një koncert të tillë me artistët kinezë.

foto/CCTV

foto/CCTV

Drejtori i Trupës Artistike Orientale të Interpretimit të Kinës Jing Xiaoyong tha se artistët shpresonin t'ua kushtonin këngët dhe vallet karakteristike kineze e evropiane njerëzve në mbarë botën dhe të komunikonin me njëri-tjetrin me konceptin e mësimit të ndërsjellë dhe zhvillimit të përbashkët të qytetërimeve.

foto/CCTV

foto/CCTV

Programi i posaçëm i koncertit do të transmetohet në platforma të shumta të CMG-së, si kanali televiziv muzikor, radio, aplikacioni “CCTV Video” etj., dhe do të postohet në platformat kryesore mediatike në Spanjë dhe shumë vende evropiane. (Fang Xiaoyu/Artan)