Anija e parë kineze 10-mijë tonëshe për shtrimin e kabllove
2023-03-30 17:33:17

foto/CCTV

foto/CCTV

Anija e parë kineze për shtrimin e kabllove nënujore prej 10 000 tonësh u përurua të mërkurën në qytetin Xhujiang të provincës lindore të Kinës Jiangxi.

Anija, "Longyin Nº 9", përdor sistemet elektrike të shtytjes e të pozicionimit dinamik dhe do të përdoret për vendosjen dhe mirëmbajtjen e kabllove.

Sistemi i shtrirjes së kabllove i anijes, pajisjet e trajtimit dhe sistemi i shtytjes elektrike kanë patentat e teknologjisë thelbësore.

foto/CCTV

foto/CCTV

foto/CCTV

foto/CCTV

Anija 155 metra e gjatë ka një shpejtësi maksimale 15 nyja detare dhe 60 ditë qëndrueshmëri për misione. Ajo mund të mbajë 10 000 tonë kabllo dhe është e aftë të vendosë kabllo anembanë Oqeanit Paqësor njëherësh duke filluar nga Kina.

Anija është certifikuar nga Shoqëria Kineze e Klasifikimit, sipas një raporti të bërë në llogarinë zyrtare të saj në "WeChat".

Ajo pritet të vihet në shërbim në shtator pas vendosjes së pajisjeve. (Artan)