SHBA - Centrali bërthamor në Minesota u hoq nga linja pas një incidenti rrjedhjeje
2023-03-27 10:35:53

Foto nga VCG

Një termocentral bërthamor në shtetin amerikan të Minesotës u hoq nga linja këtë javë pasi u zbulua një rrjedhje e re e ujit radioaktiv, njofton “Xinhua”.

“Xcel Energy”, një kompani energjetike me bazë në Minneapolis, njoftoi se do të fillonte të fikte centralin e saj gjenerues bërthamor Monticello, për ta lejuar atë të kryente më shpejt riparimet e nevojshme për të zgjidhur një rrjedhje uji në objekt që përmban tritium.

Rregullatorët zbuluan në fillim të këtij muaji se rreth 400.000 litra ujë radioaktiv që përmban tritium kishte rrjedhur nga termocentrali bërthamor Monticello.

“Xcel Energy” raportoi rrjedhjen tek autoritetet shtetërore dhe federale në fund të nëntorit 2022, por incidenti u bë publik gati katër muaj më vonë, duke shkaktuar shqetësime për sigurinë dhe transparencën publike.

“Xcel Energy” siguroi se rrjedhja nuk paraqet rrezik për shëndetin dhe sigurinë për komunitetin lokal apo mjedisin dhe se kompania kishte zbatuar një zgjidhje afatshkurtër për të ndaluar ujin nga tubi që rrjedh dhe për ta ridrejtuar atë në fabrikë për ripërdorim.

Agjencia e Kontrollit të Ndotjes në Minesota dhe Departamenti i Shëndetësisë bënë të ditur se nuk kanë prova në këtë pikë për të treguar një rrezik aktual ose të afërt për publikun dhe do të vazhdojnë të monitorojnë mostrat e ujërave nëntokësore. (Fatosi)