Pas shpalljes së ndërprerjes së "marrëdhënieve diplomatike" me autoritetet e Tajvanit nga Hondurasi, Republika Popullore e Kinës dhe Hondurasi deklaruan vendosjen e marrëdhënieve diplomatike më 26 mars. Deri tani, 182 vende të botës kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me Republikën Popullore të Kinës, ndërsa numri i të ashtuquajturave "vende me marrëdhënie diplomatike" me autoritetet e Tajvanit ka mbetur në vetëm 13. Ky dallim i madh tregon se parimi i "Një Kine" është konsensusi i përgjithshëm i bashkësisë ndërkombëtare dhe një normë e pranuar e marrëdhënieve ndërkombëtare. Zgjedhja e Hondurasit përputhet me prirjen e përgjithshme e me vullnetin e popullit të tij dhe është në anën e drejtë historike të zgjedhur nga shumica e vendeve.
Në botë ekziston vetëm një Kinë, qeveria e Republikës Popullore të Kinës është qeveria e vetme e ligjshme që përfaqëson tërë Kinën dhe Tajvani është një pjesë e pandarë e territorit kinez. Ky është një fakt i padiskueshëm ligjor dhe historik. Në rezolutën nr. 2758 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të vitit 1971, u përcaktua parimi i "Një Kine". Vitet e fundit, Panamaja, Salvadori, Nikaragua dhe Hondurasi, që ishin të ashtuquajtura "vende me marrëdhënie diplomatike" me autoritetet e Tajvanit, zgjodhën "ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike" me ishullin dhe shpallën vendosjen ose rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Popullore të Kinës. Kjo është një zgjedhje që përputhet me prirjen e madhe globale dhe me interesat e vendeve përkatëse.
Hondurasi shpalli vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Popullore të Kinës pa kushte, duke përfaqësuar vullnetin e fortë të vendeve të Amerikës Latine për zhvillimin me dinjitet. Hondurasi, që ndodhet në Amerikën Qendrore, përballet me problemin e zhvillimit. Në vitin 2020, ShBA-ja miratoi të ashtuquajturin "Projektligj Tajpei", që kërcënon masa hakmarrëse ndaj vendeve të gatshme të vendosin marrëdhënie diplomatike me Kinën. Pak kohë më parë, kur presidentja e Hondurasit Xiomara Castro shprehu publikisht vullnetin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike të vet me Kinën, ShBA-ja dërgoi një këshilltar të presidentit për vizitë në Honduras. Sipas njoftimeve nga Reuters, "ShBA-ja përpiqet për të penguar zbatimin e planit të 'kthimit te Pekini'". Por, kjo pengesë e paarsyeshme është patjetër e dështuar dhe nuk ka vlerë. Sipas komentit nga "New York Times", "ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike" mes Hondurasit e Tajvanit është një goditje ndaj Tajvanit dhe një dështim i ShBA-së.
Zv.kryetarja e Kongresit Kombëtar të Hondurasit, Rasel Tome, u shpreh se populli hondurian ka shpresë të madhe për zhvillimin e marrëdhënieve mes Kinës e Hondurasit dhe shpreson realizimin e shkëmbimeve ekonomike, politike, kulturore etj.
Sipas lajmeve më të fundit, pala kineze mirëpret pjesëmarrjen e Hondurasit në nismën "Një brez, një rrugë" dhe në nismat e zhvillimit global, sigurisë globale e qytetërimit global, duke nxitur shkëmbimet dhe bashkëpunimin praktik në kornizat përkatëse. Në të njëjtën kohë, Kina dëshiron edhe të zgjerojë importet nga Hondurasi, si edhe të inkurajojë investimet e të marrë pjesë në ndërtimin e infrastrukturës në këtë vend, për të prodhuar një sërë frytesh prej bashkëpunimit. (Xu Guang)