Kruja, destinacioni i turistëve europianë dhe amerikanë
2023-03-20 16:23:59

Qyteti historik i Krujës ka tërhequr këtë fundjavë një numër në rritje vizitorësh të huaj, shkruan “ATSH”.

Muzeu Historik dhe Etnografik i Krujës ka ndarë në rrjetet sociale momente nga vizita e turistëve në këtë muze. Sipas zyrtarëve, Kruja ka filluar të frekuentohet nga grupet e para të organizuara të turistëve europianë dhe amerikanë.

Vetëm në janar-shkurt ky muze u vizitua nga 3324 turistë, të cilët kanë treguar interes për historinë dhe traditat shqiptare.

Qyteti i Krujës, pak kilometra larg Tiranës, ofron vende interesante për t’u vizituar nga turistët si Kalaja, Pazari, Muzeu Historik si dhe Muzeu Etnografik. (Fatosi)