Restaurohet Kulla Veneciane në Durrës
2023-03-19 15:42:22

Kulla Veneciane ne Durres (Foto Atsh)

Kulla Veneciane ne Durres (Foto Atsh)

Kulla Veneciane në Durrës është restauruar pas dëmtimeve që pësoi nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti së bashku me zëvendëspresidentin e Komisionit Europian, Josep Borrell, ishin në Durrës për të përuruar punimet restauruese dhe rijetësuese në Kullën Veneciane, të cilat u finalizuan falë programit “EU4CULTURE”, zbatuar nga UNOPS-i, citon “ATSH”.

“Kulla Veneciane, një thesar që jo vetëm ka dalë në dritë, por ka fituar edhe më shumë vlerë falë teknologjisë”, shkroi ministrja Margariti, në një postim në rrjetet sociale.

Ky monument kulture është shndërruar në një qendër informuese për historinë e qytetit. Vizitorët shqiptarë e të huaj do të mund të marrin aty informacion për të gjitha objektet me rëndësi historike e kulturore të Durrësit.

Kulla, përveç se do të rrëfejë historinë e Durrësit, do të orientojë vizitorët përmes monumenteve te tij. (Irma)