Pekini nis shërbimin e parë të drejtpërdrejtë të trenit të mallrave Kinë-Europë
2023-03-18 19:09:49

foto nga VCG

foto nga VCG

Një tren mallrash u nis nga Pekini të enjten në mëngjes për në kryeqytetin rus Moskë, duke shënuar nisjen e shërbimit të parë direkt të trenit të mallrave Kinë-Europë nga kryeqyteti kinez, bën të ditur “Xinhua”.

Treni i mallrave i ngarkuar me materiale ndërtimi, pajisje elektrike shtëpiake dhe veshje u nis nga qendra logjistike e distriktit Pinggu në verilindje të qytetit dhe do të dalë nga vendi nëpërmjet portit Manzhouli në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës veriore.

Treni pritet të arrijë në Moskë për 18 ditë, duke mbuluar një distancë prej rreth 9000 km.

“Në të kaluarën, na duhej t'i dërgonim produktet në provincat Henan ose Hebei përpara se të dërgoheshin në Europë”,- tha Chu Yixiao, menaxher i përgjithshëm i “Taitong International Transportation Co., Ltd”.

Sipas tij, me nisjen e këtij shërbimi hekurudhor mallrat tani mund të dërgohen drejtpërdrejt nga Pekini në Europë, duke ulur kostot e logjistikës dhe duke rritur efikasitetin e transportit.

Ky vit shënon 10-vjetorin e nismës “Një brez, një rrugë” (BRI). Sipas Liu Zhenfang, kryetar i bordit të “China State Railëay Group Co., Ltd”, trenat e mallrave Kinë-Europë kanë lidhur 108 qytete kineze me 208 qytete në 25 vende europiane, me rrugët e ngarkesave që trajtojnë 65.000 udhëtime me trena mallrash. (Irma)