Rritja e çmimit të banesave në Kinë tregon për stabilizimin e sektorit të pronave
2023-03-18 18:52:55

foto nga VCG

foto nga VCG

Qytetet e mëdha kineze në përgjithësi raportuan rritje të çmimeve të banesave muajin e kaluar, duke shtuar dëshmitë e një sektori të stabilizuar të pronave, treguan të dhënat zyrtare nga Zyra Kombëtare të Statistikave (NBS), citon “Xinhua”.

Sipas të dhënave, në shkurt, 55 nga 70 qytete të mëdha dhe të mesme patën rritje në baza mujore të çmimeve të shtëpive të reja, nga 36 në janar. Ndërsa 40 qytete dëshmuan çmime më të larta të rishitjes së shtëpive, nga 13 në një muaj më parë.

Çmimet e shtëpive të reja në katër qytete të nivelit të parë - Pekin, Shangai, Shenzhen dhe Guangzhou - u rritën me 0.2 për qind në bazë mujore, e njëjta normë rritjeje si në janar.

Në 31 qytete të nivelit të dytë, çmimet e shtëpive të reja u rritën me 0.4 për qind, duke shënuar një rritje me 0.1 për qind një muaj më parë. Banesat e reja në 35 qytete të nivelit të tretë patën rritje të çmimeve me 0.3 për qind, duke përmbysur një rënie prej 0.1 për qind të regjistruar në janar.

Po ashtu, edhe në tregun e rishitjeve çmimet u rritën me 0.7 për qind në baza mujore në qytetet e nivelit të parë dhe 01% në qytetet e nivelit të dytë.

Tregu i pronave të Kinës kaloi një vit të vështirë në 2022-shin, i goditur nga faktorë të tillë si ringjallja e Covid-19, rënia e besimit në treg dhe tkurrja e kërkesës.

Në raportin e puëns së qeverisë për këtë vit theksohet se do të bëhen përpjekje për të parandaluar zgjerimin e parregulluar në tregun e pasurive të paluajtshme dhe për të nxitur një zhvillim të qëndrueshëm. (Irma)

foto nga VCG

foto nga VCG

foto nga VCG

foto nga VCG