Qeveria e Ukrainës ul në 1 për qind parashikimin e PBB-së për vitin 2023
2023-03-08 17:30:21

Foto nga VCG

Ministria e Ekonomisë e Ukrainës uli parashikimin për rritjen e prodhimit të brendshëm bruto (PBB) të vendit këtë vit në 1 për qind, nga 3.2 për qind që ishte vlerësuar më parë, njoftoi agjencia e lajmeve “Interfax-Ukraine”, citon “Xinhua”.

“Parashikimi është ulur për shkak të supozimit se konflikti Rusi-Ukrainë, i cili pritej të përfundonte në mesin e vitit 2023, pritet të zgjasë pothuajse gjithë vitin”,- tha Oleksii Sobolev, zëvendësministri ukrainas i Ekonomisë.

Sipas projeksionit, inflacioni në Ukrainë do të ulet në 24 për qind këtë vit, nga 26.6 për qind në vitin 2022, tha Sobolev.

Më herët, Ministria e Ekonomisë e Ukrainës parashikoi se inflacioni në vend do të arrijë në 28 për qind në vitin 2023.

Sipas vlerësimeve paraprake, PBB-ja e Ukrainës ra me një rekord prej 30.4 për qind vitin e kaluar për shkak të konfliktit Rusi-Ukrainë. (Elona)