Danimarka gjeneroi sasi rekord të energjisë së gjelbër në vitin 2022
2023-03-05 15:48:06

Danimarka (Foto Reddit)

Danimarka (Foto Reddit)

Panelet diellore dhe turbinat e erës gjeneruan një rekord të ri të gjelbër prej 21.2 teravat/orë (TWh) energji elektrike në Danimarkë në vitin 2022, rreth 22 për qind më shumë se në vitin 2021, bëri të ditur Departamenti i Energjisë i Konfederatës së Industrisë Daneze (DI), citon “Xinhua”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Në Danimarkë, panelet diellore dhe turbinat e erës nuk kanë prodhuar kurrë aq shumë energji elektrike sa në vitin 2022”,- tha Troels Ranis, drejtor i industrisë në “DI Energy”.

Duke cituar të dhëna nga Agjencia Daneze e Energjisë, “DI” bëri të ditur se turbinat me erë prodhuan 19 TWh energji elektrike në vitin 2022 dhe fotovoltaikët diellorë 2.2 TWh. Në vitin 2021, 17.3 TWh u gjeneruan nga dielli dhe era të kombinuara.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas Ranis, Danimarka eksportoi më shumë energji dhe importoi më pak në vitin 2022 sesa një vit më parë.

Për “DI Energy”, industria gjeneroi mjaftueshëm energji të gjelbër për 5.3 milionë familje në 2022, nga gati një milion në vitin 2021. (Irma)