“AB Inbev” krijon perspektiva në Kinë
2023-03-03 15:18:57

Michel Doukeris, shefi ekzekutiv i “Anheuser-Busch InBev”, një konglomerat shumëkombësh pijesh me seli në Belgjikë, tha se Kina është një destinacion për investimet e kompanisë në shumë fusha. Ai tha se ishte shumë i lumtur që pa rikthimin e konsumit në Kinë dhe shprehu besim të madh për rritjen e biznesit të kompanisë në vend. Sipas tij, me zhvillimin e tregut, do të shihet që produktet e kompanisë do të shpërndahen gjithnjë e më shumë dhe të jenë të pranishme në më shumë rajone në Kinë.

Prodhuesi më i madh i birrës në botë është i kënaqur me perspektivat e konsumit kinez dhe ekonomisë në rritje të vendit dhe planifikon të përshpejtojë investimet në Kinë dhe të fokusohet në produkte premium dhe të diversifikuara, deklaroi ekzekutivi i lartë i kompanisë gjatë një vizite në Pekin javën e kaluar.

Michel Doukeris, shefi ekzekutiv i “Anheuser-Busch InBev” mbajti një fjalim më 24 shkurt, 2023./Chinaadaily

Michel Doukeris, shefi ekzekutiv i “Anheuser-Busch InBev”, një konglomerat shumëkombësh pijesh me seli në Belgjikë, tha se Kina është një destinacion për investimet e kompanisë në shumë fusha, duke përfshirë talentin, objektet, prodhimin, burimet dhe shitjet.

Gjatë qëndrimit në Pekin, Doueris zhvilloi një takim me Ministrin kinez të Tregtisë, Wang Wentao. Po ashtu, ai shëtiti nëpër restorante, bare dhe shitës me pakicë në kryeqytetin kinez, ku në disa raste Doukeris dhe ekipi i tij panë njerëz që prisnin dy orë për një tavolinë. Ai tha se ishte shumë i lumtur që pa rikthimin e konsumit në Kinë dhe shprehu besim të madh për rritjen e biznesit të kompanisë në vend.

“Ndërsa vendi rritet, ndërsa tregu zhvillohet, mendoj se ne do të shohim që produktet tona të shpërndahen gjithnjë e më shumë dhe të jenë të pranishme në më shumë rajone në Kinë”,- tha Doukeris.

“AB InBev” ka operuar në vend që nga viti 1984, me investime kumulative prej mbi 30 miliardë juanë. Drejtori ekzekutiv, i cili jetoi në Kinë midis i viteve 2010 dhe 2017, tha se kompania e ka përdorur Kinën si një burim frymëzimi për tregje dhe operacione të tjera që ata kanë globalisht.

“Ndonjëherë ju shihni risi në Azi dhe në Kinë në mënyrë specifike që nuk ekzistojnë në tregje të tjera. Ndaj kjo njohuri ndikon në përshtatjen nëpërmjet komuniteteve që kemi brenda kompanisë”- shtoi ai.

Disa nga fabrikat më të avancuara të birrës në botë, teknologjikisht dhe për sa i përket produktivitetit, janë në Kinë, tha drejtori ekzekutiv i kompanisë.

“Çdo vit ne sjellim njerëzit tanë nga pjesë të tjera të globit për të mësuar se çfarë po bëjmë në Kinë dhe si mund të kopjojmë dhe përshtatim disa nga këto praktika më të mira në tregje të tjera. Të bëjmë birrën gjithëpërfshirëse, natyrale dhe lokale është një nga mesazhet kryesore që fabrika e birrës ka përcjellë përmes portofolit të produkteve të saj”,- tha ai.

“Hoegaarden”, për shembull, është një birrë që konsumohet shumë nga gratë dhe të rinjtë, tha Doukeris. Kompania do të vazhdojë të përqendrohet në premiumizimin dhe inovacionin për të përmbushur nevojat e larmishme të konsumatorëve, duke përfshirë tendencat e vazhdueshme si ajo e ekonomisë dhe stilet e jetesës së shëndetshme.

Do të bëhen gjithashtu përpjekje për të forcuar strategjinë e digjitalizimit të kompanisë dhe kanalet e tregtisë elektronike, tha Doukeris.