Parlamenti finlandez miraton anëtarësimin në NATO
2023-03-03 10:51:26

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Parlamenti finlandez miratoi legjislacionin që lejon vendin të bashkohet me Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), me 184 vota pro, 7 kundër dhe 1 abstenim.

Presidenti finlandez, Sauli Niinisto, njoftoi se do ta nënshkruajë legjislacionin sa më shpejt të jetë e mundur, raporton “Xinhua”.

Në maj 2022, Parlamenti finlandez pranoi një kërkesë për t'u bashkuar me NATO-n.

Deri më tani, 28 vende anëtare të NATO-s kanë ratifikuar anëtarësimin finlandez, me Turqinë dhe Hungarinë ende në pritje.

Parlamenti finlandez donte të finalizonte votimin e brendshëm përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, njoftoi transmetuesi kombëtar “Yle”.

Ministri i Jashtëm, Pekka Haavisto, deklaroi se vendimi për Aktin e NATO-s nuk ndryshon pozicionin e Finlandës, apo legjislacionin për armët bërthamore.

Sipas “Yle”, Haavisto ka thënë se beson se Finlanda dhe Suedia do të jenë anëtarë të aleancës ushtarake deri në kohën e samitit të NATO-s në Vilnius verën e ardhshme. (Irma)