Guvernatori i Kalifornisë shpall gjendjen e jashtëzakonshme në 13 qarqe për shkak të stuhive të dëborës
2023-03-03 11:52:20

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në 13 qarqe të shtetit më të populluar të SHBA-së, për shkak të stuhive të forta të dëborës.

Shpallja e urgjencës do të mbështesë reagimin dhe ndihmën ndaj fatkeqësive në qarqet Los Angeles, Amador, Kern, Madera, Mariposa, Mono, Nevada, San Bernardino, San Luis Obispo, Santa Barbara, Sierra, Sonoma dhe Tulare.

Shteti perëndimor i SHBA-së, ku ndodhen rreth 40 milionë banorëve, ka gjithsej 58 qarqe, shkruan “Xinhua”.

Stuhitë e forta dimërore goditën Kaliforninë duke filluar nga fundi i shkurtit, duke sjellë erëra të dëmshme dhe reshje historike dëborë, edhe në ato zona të pamësuara me dëborë, thuhet në deklaratën e emergjencës.

Këto stuhi kanë dëmtuar dhe detyruar mbylljen e autostradave dhe rrugëve, kanë rezultuar në ndërprerje të energjisë elektrike, evakuime të detyruara dhe bllokim të banorëve dhe shoferëve në qarqet e prekura. Infrastruktura kritike vazhdon të jetë e kërcënuar, thuhet në deklaratë.

Parashikohet se stuhi të tjera do të vazhdojnë të kërcënojnë qarqet në të gjithë Kaliforninë.

Përveç kësaj, Newsom njoftoi aktivizimin e Gardës Kombëtare të Kalifornisë për të ndihmuar në përpjekjet e reagimit emergjent. Guvernatori ka aktivizuar gjithashtu Qendrën e Operacioneve Shtetërore për të sjellë mbështetjen e shtetit për përpjekjet e reagimit emergjent të udhëhequr nga qarku dhe për të koordinuar ndihmën e ndërsjellë nga juridiksionet fqinje, veçanërisht në kontenë San Bernardino të Kalifornisë së Jugut.

Një numër i konsiderueshëm i personelit shtetëror janë në terren duke mbështetur qarkun San Bernardino, i cili ka qenë nën një emergjencë lokale pas stuhive të dëborës gjatë fundjavës. (Irma)