"New York Times": Fëmijët punojnë në "industri të rrezikshme në dhjetëra shtete" në ShBA
2023-03-03 11:59:07

Foto nga VCG

Një hetim i fundit i gazetës amerikane "New York Times" zbuloi se fëmijët imigrantë që hynë në ShBA pa mbikëqyrjen e prindërve përfundojnë duke punuar, çka është shkelje e ligjeve të punës së fëmijëve.

Sipas “New York Times”, këta fëmijë bëjnë punë ku shfrytëzohen e që janë jashtëzakonisht të vështira, dhe ligji që ndalon përdorimin e punës së fëmijëve thuajse nuk zbatohet aspak.

Hetimi zbuloi se fëmijët imigrantë punojnë në "industri të rrezikshme në dhjetëra shtete në të gjithë ShBA-në", të tilla si kantieret e ndërtimit dhe thertoret. Për më tepër, është zbuluar puna e fëmijëve në zinxhirët e furnizimit të disa markave kryesore dhe kompanive të shitjes me pakicë në ShBA. Puna e fëmijëve imigrantë gjendet në të gjitha sferat e jetës amerikane.