MPJ: Pas daljes nga epidemia, Kina do të rinisë dialogun e bashkëpunimin me BE-në në fusha të ndryshme
2023-03-03 11:56:20

Foto nga VCG

Me daljen e suksesshme nga epidemia e koronavirusit të ri, Kina do të rinisë shkëmbimet e drejtpërdrejta në nivele të ndryshme dhe dialogun e bashkëpunimin me BE-në. Kështu u shpreh në një konferencë shtypi të enjten zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Mao Ning duke iu përgjigjur pyetjeve mbi marrëdhëniet ekonomiko-tregtare Kinë-BE.

Sipas njoftimeve, ditët e fundit Instituti "Kiel" për Ekonominë Botërore i Gjermaninë publikoi një raport, ku thuhet që, nëse BE-ja zgjedh "shkëputjen" nga Kina, edhe nëse BE-ja krijon një sistem të ri furnizimi, prodhimi ekonomik i Gjermanisë do të pakësohet me 1 % në perspektivë afatgjatë dhe ekonomia gjermane do të humbë 36 miliardë euro në vit.

Mao Ning tha se Gjermania është partnerja më e madhe ekonomiko-tregtare e Kinës në BE. Sipas statistikave të palës gjermane, në vitin 2022, vëllimi i tregtisë dypalëshe ndërmjet Kinës e Gjermanisë arriti në 297 miliardë e 900 milionë euro, duke u rritur 21 %. Kina është bërë partnerja më e rëndësishme tregtare e Gjermanisë për shtatë vjet me radhë. Liderët gjermanë e kanë shprehur shumë herë që kundërshtojnë çdo formë "shkëputjeje".

Zëdhënësja vuri në dukje më tej se marrëdhëniet e ngushta ekonomiko-tregtare kino-gjermane janë edhe një "mikrokozmos" i bashkëpunimit ekonomiko-tregtare ndërmjet Kinës e BE-së. Vitin e kaluar, vëllimi i tregtisë Kinë-BE u rrit 5.6 % dhe investimet e BE-së në Kinë u shtuan 96.6 % në krahasim me vitin 2021. Numri i trenave Kinë-Europë shënoi rekord të ri. Pas daljes me sukses nga epidemia e koronavirusit të ri, Kina do të rifillojë shkëmbimet e drejtpërdrejta në nivele të ndryshme dhe dialogun e bashkëpunimin me BE-në. Marrëdhëniet e partneritetit të gjithanshëm strategjik dhe bashkëpunimi ekonomiko-tregtar me leverdi të ndërsjellë ndërmjet Kinës e BE-së do të përtërihen shpejt dhe do të japin më shumë besim e shpresë për lulëzimin e qëndrueshmërinë globale. (Çang Çuo)