Hekurudha Kinë-Laos kalon parashikimet
2023-02-27 15:16:38

Foto nga VCG

Që nga fillimi i vitit, hekurudha Kinë-Laos ka transportuar më shumë se 600.000 tonë ngarkesa ndërkufitare, duke përfshirë 510.000 tonë ngarkesë të importuar, një rritje prej 500 për qind në bazë vjetore, sipas “China Railway Kunming Group”, shkruan “CGTN”.

Deri javën e kaluar, 15.6 milionë tonë mallra ishin transportuar përmes hekurudhës që nga hapja e saj në dhjetor 2021. Ndër to, 12.2 milionë tonë u dërguan brenda vendit, 3.4 milionë tonë u dërguan jashtë shtetit dhe 2.98 milionë tonë u transportuan përtej kufirit, bëri të ditur grupi operues. (Fatosi)