Kina publikon "Dokumentin konceptual për Nismën e Sigurisë Globale"
2023-02-22 18:11:19

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina publikoi të martën "Dokumentin konceptual për Nismën e Sigurisë Globale", për të shtjelluar konceptin dhe parimet rreth sigurisë e paqes globale, njoftoi agjencia e lajmeve "Xinhua".

Në fjalimin e mbajtur të shtunën në Konferencën e 59-të të Sigurisë të Munihut në Gjermani, drejtori i Zyrës së Komisionit Qendror të Punëve të Jashtme të Kinës Wang Yi bëri një njoftim paraprak për këtë dokument.

"Kina do të publikojë një dokument konceptual për Nismën e Sigurisë Globale, për të paraqitur një qëndrim më sistematik dhe masa më praktike për përballimin e sfidave të sigurisë globale," tha Wang Yi në konferencë, duke shtuar se Kina mirëpret pjesëmarrjen aktive të vendeve të tjera. (Fani)