OKB kërkon 397 milionë dollarë për Sirinë e goditur nga tërmeti
2023-02-16 16:28:00

Foto nga VCG

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, njoftoi se organizmi botëror po nis një apel humanitar për 397 milionë dollarë amerikanë për personat në Siri të goditur nga tërmeti.  

“Kjo do të mbulojë një periudhë prej tre muajsh”, u tha Guterres gazetarëve, duke shtuar se OKB është në fazën përfundimtare të një apeli të ngjashëm për Turqinë, shkruan “Xinhua”.  

Përpjekja e Sirisë bashkon të gjithë sistemin e OKB-së dhe partnerët humanitarë dhe do të ndihmojë në sigurimin e ndihmës dëshpërimish të nevojshme, shpëtimtare për gati 5 milionë sirianë, duke përfshirë strehimin, kujdesin shëndetësor, ushqimin dhe mbrojtjen, tha Guterres.  

Sipas tij, mënyra më efektive për të qëndruar me njerëzit është duke siguruar këtë financim emergjent.  

Dy tërmete të forta dhe pasgoditje u regjistruan në Turqi dhe Siri më 6 shkurt, me numrin e të vdekurve që fatkeqësisht rritet dita-ditës.  

Menjëherë pas tërmeteve, Kombet e Bashkuara dhanë me shpejtësi 50 milionë dollarë nëpërmjet Fondit Qendror të Përgjigjes ndaj Emergjencave.  

“Por nevojat janë të mëdha”,- tha Guterres, duke theksuar se një javë pas tërmeteve shkatërruese, miliona njerëz në të gjithë rajonin po luftojnë për mbijetesë, të pastrehë dhe në temperatura të ftohta.  

“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për ta ndryshuar këtë. Por nevojitet shumë më tepër”,- tha ai.  

Shefi i OKB-së theksoi se vuajtjet njerëzore nga kjo fatkeqësi epike natyrore nuk duhet të përkeqësohen nga pengesat e krijuara nga njeriu në akses, financim dhe furnizime.  

“Ndihma duhet të kalojë nga të gjitha anët, në të gjitha anët, përmes të gjitha rrugëve, pa asnjë kufizim. U bëj thirrje vendeve anëtare dhe të tjerëve që të financojnë plotësisht këtë përpjekje pa vonesë dhe të ndihmojnë miliona fëmijë, gra dhe burra, jetët e të cilëve janë përmbytur nga kjo fatkeqësi tepër e madhe”,- tha Guterres. (Elona)