Shkolla “Shtoi i vjetër”, panair me bimë mjekësore, të ardhurat në ndihmë për dëmtimet nga tërmeti
2023-02-15 13:07:26

Foto nga RTSH

Në ndihmë të të prekurve nga tërmeti që goditi Turqinë një javë më parë nuk kanë munguar edhe ndihmat nga institucionet, organizatat joqeveritare dhe nga shumë banorë të Shkodrës.

Mësuesit e nxënësit e shkollës 9-vjeçare të fshatit “Shtoi i Vjetër” organizuan një panair për shitjen e bimëve mjekësore të kultivuara dhe të ardhurat e mbledhura do të dërgohen për ndihmë të të prekurve nga tërmeti, bën të ditur “RTSH”. Mobilizimi dhe gatishmëria e qytetarëve të Shkodrës, institucioneve arsimore, shoqatave joqeveritare gjithashtu edhe klubit të futbollit “Vllaznia” për të kontribuar në të gjitha mënyrat ka qenë jashtëzakonisht i madh për t’u ardhur në ndihmë të dëmtuarve nga tërmetet shkatërrues që goditën Turqinë dhe Sirinë të hënën e shkuar. (Elona)