Kumbaro: Forumi Ndërkombëtar i Turizmit, javën e parë të prillit në Tiranë
2023-02-12 10:24:35

Foto: ATSH

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, priti në një takim drejtoreshën rajonale për Europën në Organizatës Botërore të Turizmit, Alessandra Pirante.

Gjatë takimit Kumbaro dhe Pirante diskutuan për përgatitjet intensive për organizimin e Forumit Ndërkombëtar të Turizmit në Tiranë, në javën e parë të prillit, në bashkërendim me UNWTO, ku pritet të ketë të ftuar të veçantë, raporton “ATSH”.

Ministrja Kumbaro tha se ky event organizohet për herë të parë në Shqipëri, që për partnerët ndërkombëtarë përfaqëson një rast unikal në përzgjedhjen e politikës, duke bashkuar mjedisin dhe turizmin si ilustrimi më i mirë e konkret i turizmit të qëndrueshëm, të përgjegjshëm dhe miqësor me natyrën. (Irma)