Zbulohet lidhja funksionale midis bimëve të ujërave të ëmbla dhe ekosistemeve
2023-02-03 10:54:46

nga VCG

nga VCG

Studiuesit kanë përparuar së fundi në një studim se si lidhja funksionale midis bimëve të ujërave të ëmbla dhe ekosistemeve ndikohet nga ndryshimi global.

Bimët ujore janë komponentët kryesorë të ekosistemeve të ujërave të ëmbla, duke ndikuar në shumë funksione të ekosistemit si heqja e lëndëve ushqyese, sekuestrimi i karbonit dhe furnizimi me ushqim. Sipas studimit, eksplorimi i efekteve të ndryshimit global te bimët dhe ekosistemet e ujërave të ëmbla përmirëson aftësinë e njerëzve për të parashikuar ndryshimet e ardhshme në sistemet e ujërave të ëmbla, shkruan “Xinhua”.

Studiuesit nga Instituti Verilindor i Gjeografisë dhe Agroekologjisë nën Akademinë Kineze të Shkencave, Universiteti Oulu në Finlandë dhe Universiteti McGill në Kanada kanë botuar së bashku studimin në revistën “Trends in Plant Science”.

Ata sintetizuan përgjigjet globale të bimëve, përshtatjet dhe reagimet ndaj mjediseve të sotme dhe të ardhshme të ujërave të ëmbla, përmes qasjeve të bazuara në tipare, nga individë të vetëm në komunitete të tëra. Ata gjithashtu nënvizuan standardet e njohurive ndërdisiplinore të nevojshme për të kuptuar më tej biodiversitetin e bimëve të ujërave të ëmbla dhe shërbimet themelore që ato ofrojnë.

nga VCG

nga VCG

Rezultatet e studimit tregojnë se për t'u përshtatur me faktorët mjedisorë si drita, lëndët ushqyese dhe shpejtësia e rrjedhës, ka dallime në shprehjen e tipareve funksionale të bimëve të ujërave të ëmbla me lloje të ndryshme rritjeje.

Nëpërmjet studimit simulues të zonës ekologjike të dy bimëve të zakonshme që i përkasin Potamogeton L., studiuesit zbuluan se ndryshimet në temperaturë dhe përqendrimi i bikarbonateve në ujë, të shkaktuara nga ndryshimet klimaterike, kanë efekte asimetrike në përshtatshmërinë mjedisore dhe modelin e shpërndarjes së këtyre dy bimëve, që tregon kompleksitetin e ndikimit të ndryshimit global në bimët ujore dhe madje edhe në ekosistemet ujore. (Irma)