Fillon ekspedita e 41-të e Kinës në Antarktidë
2024-11-02 11:22:12
Foto nga VCG
Ekipi i 41-të i ekspeditës kineze të Antarktikut u nis të premten, duke startuar misionin që pritet të zgjasë gati shtatë muaj.
Gjatë muajve të ardhshëm, studiuesit do të ndërtojnë infrastrukturën mbështetëse për Stacionin Qinling në Antarktidë, do të hetojnë ndikimin e ndryshimeve klimaterike në ekosistemin e Antarktidës dhe do të kenë bashkëpunim ndërkombëtar kërkimor dhe logjistik, shkruan “Xinhua”.
Ekspedita do të kryhet nga tre anije, duke përfshirë akullthyesit kërkimor Xuelong dhe Xuelong 2, ose “Snow Dragon” dhe “Snow Dragon 2”, si dhe anijen e ngarkesave Yong Sheng.
Lajmet Kryesore