Foto nga VCG
Qeveria e Finlandës njoftoi të premten se Ministri për Tregtinë e Jashtme dhe Zhvillimin Ville Tavio do të marrë pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Importeve të Kinës, që do të zhvillohet nga 5 deri më 10 nëntor në Shangai.
"Kina është një partner i rëndësishëm tregtar për Finlandën, ndaj është e dobishme të mbështetet promovimi i eksportit dhe tregtia, në sektorë që përfitojnë bizneset finlandeze. Kjo është hera e katërt që Finlanda ka një pavion kombëtar në këtë ekspozitë," tha Tavio në një deklaratë për shtyp.
Njoftimi gjithashtu vuri në dukje se Shangai është shtëpia e grupit më të madh të bizneseve finlandeze në Kinë.
Tavio do të drejtojë një delegacion tregtar finlandez në Kinë nga 4 deri më 8 nëntor. Pas angazhimeve në Shangai, delegacioni do të udhëtojë në Shenzhen në Kinën jugore, duke përfunduar vizitën e tyre në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong Kongut. (Çang Çuo)