Ministria e Tregtisë: Kina mbështet bashkëpunimet reciprokisht të dobishme në industrinë e automobilave me BE-në
2024-10-31 21:28:25

foto VCG

foto VCG

Kina gjithmonë mbështet dhe inkurajon bashkëpunimin normal ekonomik, tregtar dhe investues midis Kinës dhe Bashkimit Evropian për përfitime të ndërsjella dhe rezultate të favorshme në industrinë e automobilave, sipas Ministrisë së Tregtisë.

Zëdhënësi i Ministrisë He Yadong i bëri komentet në një konferencë shtypi të enjten, në përgjigje të një pyetjeje lidhur me zgjerimin e bizneseve kineze të makinave dhe planet e investimeve në Evropë, në vazhdën e vendimit të BE-së për të vendosur tarifa të mëdha shtesë për automjetet elektrike me origjinë nga Kina. 

"Kina mban gjithmonë një qëndrim të hapur dhe bashkëpunues. Ajo i përmbahet rolit udhëheqës të tregut dhe konkurrencës së plotë. Kryen bashkëpunime me vendet përkatëse në industrinë e EV, përmes mjeteve që përfshijnë tregtinë, investimet dhe bashkëpunimin teknologjik, për të ruajtur së bashku stabilitetin e zinxhirëve industrialë dhe të furnizimit të sektorit global të automobilave”, tha zëdhënësi. 

Ai shtoi se Kina është e përkushtuar ndaj tranzicionit të gjelbër dhe me karbon të ulët, si edhe ndaj përpjekjeve të përbashkëta në përballimin e ndryshimeve klimatike. 

Duke filluar nga e mërkura, tarifat shtesë të BE-së do të zbatohen për një periudhë pesëvjeçare. 

Vendimi për të vendosur detyrime përfundimtare kundërbalancuese për automjetet elektrike nga Kina, ka ngjallur kundërshtime të forta. Kina e quajti masën "të padrejtë, të paarsyeshme dhe jo objektive". 

Zëdhënësi përsëriti të enjten qëndrimin e Kinës ndaj vendimit të BE-së, duke thënë se vendosja e detyrimeve përfundimtare nuk është në përputhje me rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë, nuk adreson shqetësimet thelbësore të industrive kineze dhe evropiane dhe Kina nuk e miraton ose pranon atë.