Shkencëtarët kinezë nxjerrin bërthamën më të gjatë të akullit në gjerësitë e ulëta dhe të mesme
2024-10-30 15:01:13

Shkencëtarët kinezë kanë nxjerrë një bërthamë akulli 324 metra të gjatë nga pllaka e akullit Purog Kangri, duke thyer rekordin e nxjerrjes së bërthamës së akullit në gjerësi të ulëta dhe të mesme. 

Purog Kangri, që gjendet në rrafshnaltën Qinghai-Xizang të Kinës Jugperëndimore, është pllaka e tretë më e madhe e akullit në botë, pas atyre të Antarktidës dhe Groenlandës. 

Me një trashësi maksimale të matur pothuajse 400 metra, kjo pllakë akulli konsiderohet një zonë e rëndësishme në studimin e ndryshimeve klimatike dhe mjedisore të rrafshnaltës Qinghai-Xizang, si edhe të gjithë botës, meqë kjo rrafshnaltë është e njohur si "çatia i botës" dhe "depoja e ujit e Azisë". 

Bërthamat e akullit ofrojnë një mënyrë për të studiuar kushtet e mëparshme mjedisore të Tokës, pasi ato përmbajnë përbërës të posaçëm kimikë e fizikë që grumbullohen çdo vit, ndërsa bora kthehet në shtresë akulli.