Foto nga VCG
Ambasadori kinez në Australi Xiao Qian vlerësoi të mërkurën përfitimet e dukshme që partneriteti i gjithanshëm strategjik Kinë-Australi ka sjellë për të dy vendet.
Duke folur në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomik Australi-Kinë 2024 të mbajtur në Hobart, kryeqyteti i shtetit ishullor të Tasmanisë, Xiao mirëpriti bashkëpunimin e fundit konkret ndërmjet të dy vendeve.
Ai theksoi se bashkëpunimi kino-australian në teknologjinë e energjisë diellore është bërë një rast model për kauzën globale të energjisë së gjelbër dhe se programet në rritje të shkëmbimeve kulturore e arsimore i kanë forcuar lidhjet ndërmjet dy vendeve.
Xiao shtoi që Kina e Australia duhet të punojnë së bashku për të krijuar një partneritet të gjithanshëm strategjik më të pjekur, më të qëndrueshëm e më frytdhënës dhe për të forcuar bashkëpunimin tradicional në tregti, energjetikë e sektorin minerar, duke përfituar nga epërsitë përplotësuese në fushat e ndryshimit të klimës, tranzicionit të energjisë dhe inovacionit.
Ndërsa kryeministri i Tasmanisë Jeremy Rockliff vuri në dukje që Kina është partnerja më e fortë tregtare globale e vendit të tij dhe destinacioni numër një për mallrat e eksportuara nga Tasmania.
Rockliff do të zhvillojë në nëntor një vizitë zyrtare në Shangai, Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut dhe provincën Fujian të Kinës.
Ai tha se turneu i tij në Kinë do të përqendrohet në zgjerimin e mëtejshëm të partneritetit ndërmjet Kinës dhe Tasmanisë në sektorët kyçë, duke përfshirë tregtinë, turizmin, akuakulturën, pylltarinë, turizmin, artin, kulturën dhe argëtimin.