Foto nga Xinhua
Presidenti Xi Jinping u takua të premten me Sam Hou Fai, i cili u zgjodh rishtazi si Shefi Ekzekutiv i Rajonit të Posaçëm Administrativ të Makaos (SAR) dhe i emëruar së fundmi nga qeveria qendrore e Kinës.
Takimi u zhvillua në Sallën e Madhe të Popullit në Pekin. I dëshmuar nga Xi, Kryeministri Li Qiang i prezantoi Samit një dekret të Këshillit të Shtetit që e emëronte këtë të fundit si shefin ekzekutiv të Makaos për mandatin e gjashtë.
Xi e përgëzoi Samin për emërimin e tij dhe për qëndrimin e vendosur të dashurisë për vendin dhe Makaon, duke përmbushur me ndërgjegje detyrat e tij dhe duke dhënë kontribute në prosperitetin dhe stabilitetin e Makaos, gjatë mandatit të tij të gjatë si President i Gjykatës së Apelit Përfundimtar të Makaos.
"Në zgjedhje, ju u emëruat dhe u zgjodhët nga një shumicë dërrmuese, gjë që tregon njohjen dhe mbështetjen e gjerë nga shoqëria e Makaos. Autoritetet qendrore e pranojnë plotësisht këtë dhe kanë besim të plotë tek ju," tha Xi.
Sam shprehu nderimin e tij të thellë për emërimin si Shef Ekzekutiv i mandatit të gjashtë të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Makaos nga qeveria qendrore.
Ai u zotua të zbatojë në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe me saktësi politikën "Një vend, dy sisteme", të mbrojë sovranitetin kombëtar, sigurinë dhe interesat e zhvillimit, të integrohet më mirë në zhvillimin e përgjithshëm kombëtar dhe të përshpejtojë promovimin e diversifikimit të duhur ekonomik për të nxitur zhvillimin gjithëpërfshirës në Makao. (Çang Çuo)