Transmetohen në Peru programet cilësore të CMG-së
2024-11-01 14:22:48

Të mërkurën nisi në Lima transmetimi i programeve cilësore të Grupit Mediatik të Kinës (CMG) në Peru. Mbi 20 programe cilësore të CMG-së, si "Një rrugë drejt lulëzimit" etj., do të shfaqen njëra pas tjetrës në mediat kryesore peruane.

Kryetari i Këshillit të Ministrave të Perusë Gustavo Lino Adrianzén Olaya dhe drejtori i CMG-së Shen Haixiong mbajtën videofjalime në ceremoninë e fillimit të transmetimeve.

Olaya u shpreh në fjalën e vet se Peruja dhe Kina janë dy vendet me qytetërime të lashta e histori të gjatë dhe miqësia ndërmjet dy popujve është thelluar pandërprerë. Shkëmbimet dhe bashkëpunimi dypalësh në fushën politike, ekonomiko-tregtare, kulturore etj. ka pasur rezultate frutdhënëse. Ai mirëpriti programet cilësore të CMG-së për shikuesit peruanë dhe tha se kjo do të forcojë miqësinë dhe njohjen e ndërsjellë ndërmjet popujve të të dy vendeve.

Nga ana e tij, Shen Haixiong u shpreh se transmetimi i programve cilësore të CMG-së në Peru ka për qëllim që të forcohen më tej shkëmbimet njerëzore dhe miqësia kino-peruane për një të ardhme më të bukur të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Këto programe cilësore do t'i ndihmojnë shikuesit peruanë të ndiejnë miqësinë e sinqertë të popullit kinez dhe kulturën e lashtë të kombit kinez, duke parë një Kinë të besueshme, të bukur e të respektuar në epokën e re.

Pjesëmarrësit në ceremoninë e nisjes së transmetimeve vizituan edhe ekspozitën "Qytetërimi i Liangzhu-së", të organizuar nga CMG-ja, për të njohur historinë e lashtë të qytetërimit të Liangzhu-së. Peruja është destinacioni i fundit i turnet global të kësaj ekspozite për vitin 2024, e cila do të zgjasë deri më 15 nëntor.

Që nga 30 tetori, mbi 20 programe cilësore të CMG-së, si "Një rrugë drejt lulëzimit", "Kina garon drejt së ardhmes", "Kaligrafia kineze" etj., do të transmetohen në mediat kryesore peruane, duke përfshirë Grupin Kombëtar të Radiotelevizionit të Perusë, gazetën "La Repubblica", Televizionin Panamerikan të Perusë etj. Transmetimet do të zgjasin deri në fund të vitit 2024. (Fani)