Gjysmë milion punëtorë britanikë në grevë për shkak të pagave
2023-02-02 14:22:04

nga VCG

nga VCG

Rreth gjysmë milioni mësues britanikë, staf universitar, makinistë dhe nëpunës civilë hynë në grevë të mërkurën në aksionin më të madh të koordinuar prej vitesh mes mosmarrëveshjeve të gjata mbi pagat.

Mësuesit e Unionit Kombëtar të Arsimit në Angli dhe Uells lanë mësimin në 23,400 shkolla, bën të ditur “Xinhua”.

Rreth 70.000 anëtarë stafi në 150 universitete në të gjithë Britaninë ishin në grevë për shkak të mosmarrëveshjeve mbi pagat, kushtet e punës dhe pensionet dhe veprimi i tyre do të prekë 2.5 milionë studentë deri në shkurt dhe mars, njoftoi Unioni i Universitetit dhe Kolegjit.

“Stafi nuk po kërkon shumë. Ata duan një rritje të mirë të pagave, punësim të sigurt dhe që shkurtimet shkatërruese të pensioneve të anulohen”,- tha Jo Grady, sekretar i përgjithshëm i sindikatës së kolegjit.

Gjithashtu të mërkurën, rreth 100.000 anëtarë të Sindikatës së Shërbimeve Publike dhe Tregtare, të cilët ishin të punësuar nga mbi 100 punëdhënës të ndryshëm në shërbimin civil, braktisën punën si pjesë e fushatës kombëtare të sindikatës për pagat, pensionet dhe vendet e punës.

nga VCG

nga VCG

Kjo do të jetë greva më e madhe e shërbimit civil prej vitesh dhe sinjalizon një përshkallëzim të konsiderueshëm të veprimit industrial pas një muaji grevash, bëri të ditur Sindikata e Shërbimeve.

Në përgjigje, një zëdhënës i kryeministrit Rishi Sunak tha se grevat do të penalizojnë jetën e njerëzve dhe negociatat janë qasja e duhur. (Elona)