Wang Yi takon kryetarin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
2023-02-02 21:15:45

Foto nga Chinese Foreign Ministry

Foto nga Chinese Foreign Ministry

Drejtori i Zyrës së Komisionit të Punëve të Jashtme të Partisë Komuniste të Kinës Wang Yi u takua të enjten në Pekin me kryetarin e Asamblesë së 77-të të Përgjithshme të OKB-së Csaba Korosi.

Gjatë takimit, Wang Yi u shpreh se Kina është e gatshme të punojë së bashku me vendet e ndryshme për të mbrojtur sistemin ndërkombëtar me OKB-në në thelb dhe rendin ndërkombëtar të bazuar në Kartën e OKB-së. Kina do të vazhdojë ta përkrahë OKB-në dhe dëshiron të forcojë bashkëpunimin me këtë organizatë për të zbatuar nismat e zhvillimit e të sigurisë globale dhe për të promovuar Agjendën e Zhvillimit të Vazhdueshëm 2030 të OKB-së, duke përballuar së bashku sfidat globale, si ato lidhur me burimet ujore, ndryshimin e klimës, biodiversitetin etj.

Nga ana  e tij, Csaba Corosi e falënderoi Kinën për përkrahjen ndaj OKB-së dhe multilateralizmit. Ai shprehu dëshirën për forcimin e bashkëpunimit mes OKB-së e Kinës për përballimin e sfidave të pandemisë, të financimit për zhvillimin, të burimeve ujore, të ndryshimit të klimës etj., për të realizuar Agjendën e Zhvillimit të Vazhdueshëm të OKB-së. (Fani)