CDC-ja: Epidemia e variantit CH.1.1 në Kinë, e pamundur në një periudhë afatshkurtër
2023-02-01 16:28:07

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të martën, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e Kinës (CDC) u shpreh se, për një periudhë afatshkurtër, është e pamundur që varianti i ri i "Omicron"-it CH.1.1 të shkaktojë epidemi në Kinë.

CH.1.1, një pasardhës i variantit të "Omicron"-it BA.2.75, ka dëshmuar aftësi në rritje për t'iu shmangur imunitetit, për shkak të shtimit të vendeve ku kanë ndodhur ndryshime të virusit dhe rasteve të shumta të infektimeve të reja. Por CDC-ja u shpreh se nuk është vërejtur ende forcim i dukshëm i aftësisë për shkaktimin e sëmundjes nga ky variant.

Njëkohësisht, niveli i antitrupave te shumica e njerëzve në Kinë mbetet i lartë, gjë që mund të sjellë mbrojtjen nga CH.1.1.

CDC-ja paralajmëroi gjithashtu se grupet e dobëta, duke përfshirë të moshuarit mbi 65-vjeçarë, ata që kanë sëmundje bazë, të pavaksinuarit ose ata që nuk janë prekur nga COVID-19, duhet të forcojnë mbrojtjen vetjake.

Sipas Nismës Globale mbi Shpërndarjen e të Dhënave për Gripin, CH.1.1 u duk për herë të parë në Indi në korrik të vitit 2022.

Deri të hënën, CH.1.1 është zbuluar në 67 vende e rajone, kryesisht në Britani, Danimarkë e Singapor. (Fani)