Mbi 700 milionë pako u trajtuan në Kinë gjatë Festivalit të Pranverës
2023-01-30 15:34:49

nga VCG

nga VCG

Industria e dërgesave të shpejta në Kinë trajtoi më shumë se 700 milionë pako gjatë festës së Festivalit të Pranverës, duke shënuar rritje nga vitet e kaluara dhe duke reflektuar rimëkëmbjen e vazhdueshme të shërbimeve të korrierëve të vendit, përcjell “Xinhua”.  

Nga totali, u grumbulluan rreth 410 milionë pako, 5.1 për qind më shumë nga viti i kaluar, sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Shtetërore e Postës.  

Numri i pakove të dorëzuara ishte 330 milionë, një rritje prej 10 për qind nga e njëjta periudhë pushimesh të vitit të kaluar.  

nga VCG

nga VCG

Festa e Festivalit të Pranverës, e cila zgjati nga 21 deri më 27 janar, është rasti më i madh për bashkime familjare në vend. Familjarët gjithashtu i dërgojnë njëri-tjetrit dhurata të veçanta festive. (Elona)  

nga VCG

nga VCG