Prodhimi ditor i çelikut të papërpunuar në Kinë u rrit në fillim të janarit
2023-01-28 19:27:44
Foto: VCG
Fabrikat kryesore të çelikut në Kinë patën rritje të prodhimit mesatar ditor të çelikut të papërpunuar me 0.51 për qind në fillim të janarit, nga ai i regjistruar në fund të dhjetorit 2022, treguan të dhënat industriale.
Prodhimi ditor i çelikut të papërpunuar ishte 1.93 milionë tonë në fillim të janarit, sipas Shoqatës së Hekurit dhe Çelikut të Kinës, shkruan “Xinhua”.
Prodhuesit e mëdhenj të çelikut nxorën gjithsej 19.26 milionë tonë çelik të papërpunuar në periudhën, treguan të dhënat.
Gjatë kësaj periudhe, prodhimi ditor i hekurit të derrit ra me 0.4 për qind, ndërsa ai i çelikut të petëzuar me 8.68 për qind, treguan të dhënat. (Irma)
Lajmet Kryesore