Kina kërkon t'i jepet fund grabitjes së burimeve natyrore nga trupat e huaja në Siri
2023-01-28 19:49:57

Foto: VCG

Foto: VCG

I dërguari kinez në OKB bëri të ditur se grabitja e paligjshme e burimeve natyrore në Siri nga trupat e huaja duhet të ndalet menjëherë.

“Prania e paligjshme e trupave të huaja dhe operacionet e tyre të paligjshme ushtarake në Siri duhet të marrin fund”,- tha Dai Bing, zëvendëspërfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara, duke shtuar se sovraniteti dhe integriteti territorial i Sirisë duhet të respektohen plotësisht, shkruan “Xinhua”.

Duke iu drejtuar një konference të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Sirinë, Dai tha se situata kundër terrorizmit në Siri mbetet e ndërlikuar, duke i kërkuar bashkësisë ndërkombëtare të respektojë ligjin ndërkombëtar dhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit, të miratojë standarde të unifikuara, të luftojë të gjithë terroristët në Siri me zero tolerancë.

Ai bëri thirrje për përpjekje më të mëdha në gjashtë muajt e ardhshëm për të siguruar një zbatim të plotë të Rezolutës 2672 të miratuar më 9 janar mbi dërgimin e ndihmave ndërkufitare në Siri, duke shpresuar se mund të arrihet një ndikim më i madh në terren.

Mekanizmi ndërkufitar i dërgesave humanitare është një marrëveshje e përkohshme në rrethana të veçanta dhe në fund të fundit, duhet të ketë një tranzicion gradual dhe të rregullt në dërgesat ndër-line, vuri në dukje ai.

Ai vuri në dukje se sanksionet e njëanshme dhe respektimi i tepërt që rezulton bien ndesh me përpjekjet e Këshillit të Sigurimit dhe të komunitetit më të gjerë ndërkombëtar për të përmirësuar aksesin humanitar dhe për të rritur burimet humanitare në Siri.

“Kina u bën thirrje edhe një herë vendeve përkatëse që të heqin menjëherë dhe plotësisht sanksionet e njëanshme kundër Sirisë”,- tha Dai. (Irma)