Virologët kinezë krijojnë teknikën për të ruajtur vaksinat mRNA në temperaturën e dhomës
2023-01-27 14:27:40

foto/VCG

foto/VCG

Një grup virologësh kinezë kanë krijuar një teknikë që ndihmon në ruajtjen e vaksinave mRNA të COVID-19 në temperaturë normale për më shumë se gjysmë viti.

Shumica e vaksinave mRNA të tanishme duhet të ruhen me temperaturë minus 20 deri në 70 gradë celsius për shkak të stabilitetit të ulët të vaksinave, duke kufizuar kështu disponueshmërinë e tyre.

foto/VCG

foto/VCG

Studimi i botuar në revistën “Cell Discovery” këtë javë tregoi se një lloj vaksine e nanogrimcave lipidike të ngrira e të thara, e përgatitur nëpërmjet një teknike të optimizuar liofilizimi me kontroll të saktë të temperaturës dhe përmbajtje më të ulët të ujit të mbetur, mund të mbetet fizikokimikisht i qëndrueshëm në 25 gradë celsius për më shumë se gjashtë muaj, duke krijuar një imunitet i fuqishëm humoral e qelizor te minjtë, lepujt ose makakët rezus.

foto/VCG

foto/VCG

Në provat me njerëz, bërja e vaksinës së liofilizuar mRNA të “Omicron”-it si një dozë përforcuese krijoi imunitet të fortë dhe titrat e antitrupave asnjanësues kundër varianteve të shumta të “Omicron”-it u shtuan të paktën 253 herë pas një injeksioni përforcues në vijim të dy dozave të vaksinës së çaktivizuar, sipas studimit. 

Teknika zgjidh problemin e paqëndrueshmërisë së vaksinave mRNA pa ndikuar në bioaktivitetin e tyre dhe përmirëson ndjeshëm zotërueshmërinë e tyre, veçanërisht në rajonet e largëta, thanë studiuesit. (Fang Xiaoyu/ Artan)