Prodhimi i energjisë elektrike në Kinë pati rritje në dhjetor
2023-01-26 15:23:22

nga VCG

nga VCG

Prodhimi i energjisë në Kinë u rrit 3 për qind nga viti në vit në 757.9 miliardë kilovat-orë në dhjetor 2022.

Të dhënat nga Zyra Kombëtare e Statistikave treguan se për të gjithë vitin 2022, gjenerimi total i energjisë u rrit me 2.2 për qind nga viti në vit për të arritur në 8.4 trilionë kilovat-orë, citon “Xinhua”.

Prodhimi i energjisë termike u rrit me 1.3 për qind nga viti në vit në dhjetor dhe prodhimi i energjisë së hidrocentraleve u rrit me 3.6 për qind nga një vit më parë. Prodhimi i energjisë bërthamore u rrit me 6.6 për qind nga viti në vit në dhjetor, ndërsa prodhimi i energjisë së erës u rrit me 15.4 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. (Elona)

nga VCG

nga VCG

nga VCG

nga VCG