Kina miraton 109 projekte investimi të aktiveve fikse në vitin 2022
2023-01-26 14:47:12

nga VCG

nga VCG

Planifikuesi më i lartë ekonomik i Kinës njoftoi se miratoi gjithsej 109 projekte investimi të aktiveve fikse në vitin 2022.

Këto projekte, me një vlerë investimi të kombinuar prej 1.48 trilionë juanë (rreth 218.6 miliardë dollarë amerikanë), mbulojnë kryesisht fusha duke përfshirë transportin, energjinë dhe ruajtjen e ujit, sipas Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës, përcjell “Xinhua”.

Të dhënat e mëparshme treguan se investimet e aseteve fikse të Kinës u rritën 5.1 për qind nga viti në vit në mbi 57.21 trilionë juanë vitin e kaluar.

Investimet në infrastrukturë dhe prodhim u rritën përkatësisht 9.4 për qind dhe 9.1 për qind nga një vit më parë në 2022-shin, treguan të dhënat. (Elona)

nga VCG

nga VCG

nga VCG

nga VCG