Industria postare e Kinës regjistroi rritje të qëndrueshme në vitin 2022
2023-01-25 12:56:08

Foto: VCG

Industria postare e Kinës pa një zgjerim të qëndrueshëm si në aspektin e të ardhurave të biznesit ashtu edhe të pakove të trajtuara në vitin 2022, tregojnë të dhënat nga Zyra Shtetërore e Postës, cituar  nga “Xinhua”.

Sektori fitoi mbi 1.35 trilionë juanë (rreth 199.4 miliardë dollarë amerikanë) në këtë periudhë, me rritje 6.9 për qind nga viti në vit, ndërsa vëllimi i biznesit të tij u rrit 2.7 për qind krahasuar me një vit më parë, sipas zyrës. Kompanitë e korrierëve të Kinës trajtuan 110.6 miliardë pako vitin e kaluar, 2.1 për qind më shumë se një vit më parë. Të ardhurat e tyre të kombinuara të biznesit arritën në 1.06 trilionë juanë gjatë periudhës, një rritje vjetore prej 2.3 për qind.

Zyra e postës pret që të ardhurat totale të industrisë postare të Kinës të rriten me 6 për qind nga viti në vit në vitin 2023, ndërsa ato të sektorit të korrierëve parashikohet të rriten me 7 për qind nga viti i kaluar. (Elona)