Prodhimi dhe shitja e automjeteve me energji të re në Kinë zënë vendin e parë në botë për tetë vjet me radhë
2023-01-24 16:09:51

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas të dhënave të Shoqatës së Prodhuesve të Automjeteve të Kinës, në vitin 2022 industria e automjeteve me energji të re në Kinë u rrit ndjeshëm. Prodhimi dhe shitja e këtyre automjeteve arritën përkatësisht në 7 milionë e 58 mijë dhe 6 milionë e 887 mijë njësi, duke u rritur përkatësisht 96.9% e 93.4% në krahasim me vitin 2021 dhe duke zënë vendin e parë në botë për tetë vjet me radhë.

 Vitin e kaluar, pjesa e automjeteve me energji të re në tregun kinez të makinave u rrit në 25.6 %, duke zënë 60 % të vëllimit të përgjithshëm të shitjeve së automjeteve me energji të re në botë. Shitja e automjeteve të pastra elektrike në Kinë arriti në 5 milionë e 365 mijë, duke u shtuar 81.6% në krahasim me vitin 2021, ndërsa shitja e automjeteve hibride me karburant e energji elektrike ishte 1 milion e 518 mijë, duke u shtuar 1.5 herë.

  Zyrtari përkatës i Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Infomacionit të Kinës u shpreh që tani industria e automjeteve me energji të re në Kinë ka hyrë në etapën e marketizimit të gjithanshëm dhe parashikohet se sivjet kjo industri do të vazhdojë rritjen e shpejtë. (Fani)