Përdorimi i energjisë në Kinë është rritur me 3.6 për qind në 2022
2023-01-24 15:12:36

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Konsumi i energjisë elektrike në Kinë, një barometër kyç i aktivitetit ekonomik, pati rritje të qëndrueshme në vitin 2022, tregojnë të dhënat zyrtare.

Sipas Administratës Kombëtare të Energjisë, përdorimi i energjisë u rrit 3.6 për qind nga në baza vjetore në gati 8.64 trilionë kilovat-orë vitin e kaluar, përcjell “Xinhua”.

Konsumi i energjisë elektrike në industrinë parësore u rrit me 10.4 për qind në baza vjetore më 2022-shin. Energjia elektrike e konsumuar nga industritë dytësore dhe terciare u rrit përkatësisht me 1.2 për qind dhe 4.4 për qind.

Konsumi i energjisë elektrike nga banorët shënoi një rritje në baza vjetore prej 13.8 për qind gjatë kësaj periudhe. (Irma)