Zonat e zhvillimit kombëtar të Kinës, stabilizues të tregtisë së jashtme
2023-01-23 16:34:56

VCG

VCG

Zonat e zhvillimit ekonomik dhe teknologjik të nivelit shtetëror të Kinës kanë qenë një platformë e rëndësishme për hapjen dhe stabilizimin e tregtisë së jashtme dhe investimeve. Sipas Ministrisë së Tregtisë, në vitin 2021, tregtia e jashtme në 217 zonat e zhvillimit të vlerësuara nga ministria arriti në 8.9 trilionë juanë (rreth 1.31 trilion dollarë amerikanë), duke përbërë 22.8 për qind të tregtisë së jashtme totale të Kinës, përcjell “Xinhua”.

Në veçanti, tregtia e produkteve të teknologjisë së lartë në zonat e zhvillimit arriti në 3 trilionë juanë në vitin 2021, duke kontribuar më shumë se një të katërtën në vëllimin total të tregtisë së teknologjisë së lartë të vendit.

VCG

VCG

Investimet e huaja direkte në këto zona zhvillimi, në përdorim aktual, arritën në rreth 38.2 miliardë dollarë amerikanë, duke përbërë 22 për qind të totalit të vendit, treguan të dhënat.

Të dhënat zyrtare treguan se prodhimi i brendshëm bruto i kombinuar i këtyre zonave arriti në 12.8 trilionë juanë në vitin 2021, duke kontribuar 11 për qind në totalin e Kinës. (Elona)