Shërbimi i vizave të Japonisë në Kinë rifillon funksionimin normal
2023-01-23 16:07:15

VCG

VCG

Shërbimi japonez i vizave në Kinë ka rifilluar funksionimin normal, sipas faqes së internetit të Ambasadës Japoneze në Kinë.  

Për shkak të ndikimit të pandemisë Covid-19, shërbimi i vizave në Ambasadën Japoneze në Kinë u reduktua përkohësisht për një periudhë kohore, bën të ditur “Xinhua”.  

Ky shërbim tashmë është rikthyer në normalitet në përputhje me ndryshimet në situatën e pandemisë, sipas njoftimit të postuar në faqen e internetit të ambasadës. (Elona)