Juan digjital kinez dëshmon cilësitë e tij të ngjashme me paratë fizike në pagesat jo në internet
2023-01-23 15:20:28

VCG

VCG

Banka qendrore e Kinës ka mundësuar një funksion të ri për pagesat jo në internet të juanit digjital për përdoruesit e disa modeleve të smartfonave ”Android”, ka mësuar CGTN-i kohët e fundit nga disa burime.

 

Me funksionin e ri të shtuar në aplikimin e lëvizshëm të juanit digjital të Bankës Popullore të Kinës, përdoruesit mund të bëjnë pagesa edhe kur pajisja e tyre nuk ka lidhje interneti apo energji, me monedhën digjitale të bankës qendrore (CBDC). Ky funksion përdor të ashtuquajturën teknologji të komunikimit afër fushës (NFC).

 

VCG

VCG

Aplikacioni i juanit digjital synon të sigurojë lehtësinë e përdorimit të parave fizike duke ofruar mundësinë për pagesa jo në internet, edhe pse mund të mos përdoret shpesh, i tha CGTN-it Qi Mohan, një anëtar i ekipit të juanit digjital të degës së Pekinit të Bankës Industriale e Tregtare të Kinës.

 

"Juani digjital është një monedhë e ligjshme në formë digjitale. Në thelb, është një lloj 'paraje' digjitale. Vetëm duke marrë parasysh këta skenarë, juani digjital do të jetë lehtë i disponueshëm ashtu si kartëmonedha," tha ai.