Treni plumb rezistent ndaj ngricave debuton në Kinën verilindore
2023-01-21 11:41:42

Foto:VCG

Foto:VCG

Një tren me shpejtësi të lartë “Fuxing” u nis të enjten nga Harbin, kryeqendra e provincës Heilongjiang të Kinës verilindore, ku këta trena plumb operojnë në zonat më të larta gjeografike dhe në temperaturat më të ftohta.

Nisja nga Harbin është një arritje e dukshme në inovacionin teknologjik të hekurudhave të Kinës, shkruan “Xinhua”.

“Fuxing” CR400BF-GZ EMU (Electric Multiple Unit) është treni më i shpejtë, më rezistent ndaj ngricave dhe më inteligjent plumb në serinë “Fuxing”, tha Xu Shoutao, zyrtar i “China Railway Harbin Group Co., Ltd”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Treni ka një funksion automatik kundër ngrirjes dhe materialet dhe përbërësit e tij janë projektuar për t'i bërë ballë temperaturave të ulëta, kështu që mund të funksionojë normalisht edhe në një mjedis jashtëzakonisht të ftohtë prej minus 40 gradë celsius, tha Xu.

Kompania bëri të ditur se tani ka dy “Fuxing” CR400BF-GZ EMU që operojnë në Heilongjiang përpara Festivalit të Pranverës për të rritur kapacitetin e transportit. Katër trena të tjerë të të njëjtit model pritet të funksionojnë në krahinë pas Festivalit të Pranverës.

Foto:VCG

Foto:VCG

EMU “Fuxing” është projektuar dhe prodhuar në mënyrë të pavarur në Kinë dhe ka një shpejtësi funksionimi prej 350 kilometra në orë. (Irma)