Udhëheqësit kinezë urojnë homologët vietnamezë për 73-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike dypalëshe
2023-01-20 16:22:45

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të mërkurën, sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Kinës dhe president i vendit Xi Jinping i dërgoi sekretarit të përgjithshëm të Partisë Komuniste të Vietnamit Nguyen Phu Trong një mesazh urimi me rastin e 73-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet të dy vendeve.

Xi Jinping-u u shpreh në mesazh se marrëdhëniet kino-vietnameze kanë ruajtur prirjen e mirë të zhvillimit. Sivjet është 15-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve të partneritetit e të bashkëpunimit të gjithanshëm strategjik ndërmjet dy vendeve, dhe lidhjet dypalëshe gjenden përpara mundësive të reja të zhvillimit.

Po të mërkurën, kryeministri kinez Li Keqiang i dërgoi një mesazh urimi homologut të tij vietnamez Pham Minh Chinh, kryetari i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës Li Zhanshu i çoi mesazh urimi kryetarit të Asamblesë Kombëtare të Vietnamit Vuong Dinh Hue dhe ministri i Jashtëm kinez Qin Gang uroi homologun e tij vietnamez Bui Than Son për 73-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kinës e Vietnamit. (Fani)