Ministri Peleshi: Problematika nga reshjet e shiut, por jo shqetësuese
2023-01-20 17:57:42

Moti i keq me reshje të dendura shiu ka përfshirë gjithë Shqipërinë. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, duke bërë një përditësim të situatës, deklaroi se problematika janë shfaqur nga veriu në jug, por theksoi se nuk janë shqetësuese.

Gjatë një konference shtypi, ministri Peleshi tha se niveli i lumenjve në vend është rritur, por nuk janë në nivele kritike. Sipas tij, vetëm lumi Buna ka dalë nga shtrati dhe për pasojë ka rreth 270 ha tokë të përmbytur. 

Ai u bëri thirrje bashkive për kujdes dhe monitorim të vazhdueshëm, pasi situata mund të ndryshojë në varësi të intensitetit të reshjeve. Ministri u kërkoi bashkive që kanë porte që të ndërpresin lundrimet në rast se do të shihet e nevojshme.

Po ashtu, ministri Peleshi tha se, sipas parashikimeve, pritet që piku i intensitetit të reshjeve të jetë më 21 janar. (Irma)