Kina parashikon dyfishim të kalimeve kufitare gjatë Festës së Pranverës
2023-01-19 18:50:10

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Administrata Kombëtare e Emigracionit në Kinë parashikon që numri mesatar ditor i hyrjeve dhe daljeve gjatë festës shtatëditore të Festivalit të Pranverës do të arrijë në rreth 600.000 këtë vit, rreth dyfish më shumë nga e njëjta periudhë në vitin 2022, raporton “Xinhua”.  

Administrata u ka kërkuar autoriteteve të emigracionit në të gjithë vendin që të përgatiten mirë për fluksin e udhëtimit gjatë periudhës festive dhe të rrisin efikasitetin e pikave doganore, për të limituar kohën e pritjes së qytetarëve.  

Sipas administratës, portet tokësore ngjitur me Rajonet e Posaçme Administrative të Hong Kongut dhe Makaos pritet të raportojnë në veçanti trafikun më të lartë të pasagjerëve.  

Festa e Festivalit të Pranverës, një rast kur kinezët tradicionalisht udhëtojnë në shtëpi për bashkime familjare, zgjat nga 21 deri më 27 janar. (Elona)